Shqipëria, e përfaqësuar me ambasadoren Besiana Kadare, është zgjedhur nënkryetare e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo shkruan se është një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për të për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vizibilitet të madh në arenën ndërkombëtare
Postimi i plotë:
Krenar të njoftojmë se Shqipëria është zgjedhur nënkryetare e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbesh si VP i këtij sesioni historik dhe mezi po pres të punoj me ambasadorin Volkan Bozkir, kryetarin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turiqa.
Është një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vizibilitet të madh në arenën ndërkombëtare.
Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me nënkryetar në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj. ))
/En.Br./Fjala.al
https://www.facebook.com/bessiana.kadare/posts/10158589083878086