Derbi në versionin “thriller”. West Ham mund Chelsea me gol në minutën e 90

Kur të gjithë prisnin barazimin,zëvendësuesi Yarmolenko vendosi sfidën në favor të West Ham.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri luftonte për mbijetesë dhe tjetri për të siguruar vendin që të kualifikon në turneun elitar të klubeve kontinentale. Përballë egos së Chelsea për të mbrojtur Champions, prevaloi instinkti i West Ham për të qëndruar në elitë, pasi derbi londinez në një version “thriller” u mbyll 3-2 për Hammers.

Që kur rinisi Premier League pas pauzës nga coronavirus, kanë qenë 48 pikë në ojë për ekipet në 5 vendet e fundit dhe West Ham ka fituar sa të 4 të tjerët së bashku.

Në stadiumin Olimpik të Londrës u konsumua një ndeshje elektrizuese që meritonte ovacione nga tifozët, por shkallët ishin bosh.

Tomas Soucek iu anulua në mënyrë kontroverse një gol për Hammers pas një off side ndërsa ndeshja mori të tjera përmasa me penalltinë e konvertuar nga Willian. Çeku Soucek gjithsesi arriti të shënonte golin e parë me fanelën e West Ham, dhe këtë e bëri me një goditje me kokë pas kornes. Antonio kompletoi përmbysjen por ishte sërish Willian që çoi sfidën në 2-2 pas një goditjeje dënimi Kur të gjithë prisnin barazimin,zëvendësuesi Yarmolenko vendosi sfidën në favor të West Ham.

Të fundit

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV