Dhjetë rastet e reja në Shkodër, virusi hyn në bashki dhe postë

Dhjetë nga 45 rastet e reja me COVID-19 të konfirmuar sot nga Ministria e Shëndetësisë i përkisnin Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se disa prej rasteve të reja në qytetin verior janë nga bashkia e Shkodrës dhe filialin e postës, të gjithë kontakte të rasteve të më parshme.

Një ditë më parë në Shkodër u konfirmuan dy raste të reja me koronavirus, ndërkohë që aktualisht ka 150 raste aktive në total.

/En.Br./Fjala.al