Formula 1 “vë dorën në zemër”, u fal gjysmë miliardë borxhe skuadrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia e virusit korona, e cila shpërtheu në shkallë globale dhe shkaktoi paralizimin e gjithë sportit, natyrshëm që do të kishte edhe pasoja financiare, sidomos mbi sporte që grumbullojnë sasi të mëdha të ardhurash.

Një e tillë është edhe Formula 1, e cila ka ndërmarrë ditët e fundit një hap mjaft të rëndësishëm në këtë drejtim, teksa ka vendosur t’u falë borxhin skuadrave pjesëmarrëse në të. Për dy vite, 2020-ën dhe 2021-shin, të gjitha skuadrat e Formula 1 nuk do t’i paguajnë asnjë organizmit që qeveris këtë kampionat prestigjioz të botës së automobilizmit.

Ky vendim u mor për të lehtësuar disi krizën financiare që ka përfshirë të gjitha kompanitë e prodhimit të makinave dhe ekipet pjesëmarrëse në Formula 1, shkaktuar nga epidemia e “Covid-19”-ës.

Drejtori i Përgjithshëm, Çejs Keri, i emëruar nga kompania që zotëron të drejtat e organizimit të Formulës 1, “Liberty Media”, duket se ka gjetur zgjidhjen e duhur për të ndihmuar gjithë komunitetin të kapërcejë krizën financiare të krijuar nga epidemia e virusit “Covid-19”.

Konkretisht, 500 milion dollarë në formë kredie nga ana e Formulës 1 jepen nga financuesit.
Kjo, për të rregulluar raportin midis debitit dhe kreditit, brenda të cilit Formula 1 është e detyruar të operojë.

Zakonisht kjo gjë nuk ka qenë problem, sepse fitimet vjetore të F1-shit kanë qenë gjithnjë të mjaftueshme për të ruajtur këtë raport brenda limitit të kërkuar. Por në 2020, për shkak të situatës së krijuar nga “Covid-19”, krizës financiare që ka përfshirë të gjitha kompanitë dhe fabrikat e makinave, gjë që do të jetë e pranishme edhe në 2021-she, Formula 1 ka rrezikuar ta thyejë këtë rregull, sepse skuadrat pjesëmarrëse në të do ta kenë të vështirë likuidimin e këtij borxhi.

Lexo edhe :  PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

“Liberty Media” e ka marrë përsipër këtë rrezik, duke nxjerrë një amendament, që specifikon se “duke parë situatën aktuale të krijuar nga “Covid-19”, kjo marrëveshje fiananciare nuk do të aplikohet deri në 1 janar 2020”.

Pra, kushtet e kontratës origjinale janë lënë pezull, deri në fund të 2021 për ta ndihmuar Formulën 1 të kalojë këto dy vite jashtëzakonisht të vështira.

Drejtori Keri është i bindur se kjo lëvizje në kontratë, mund t’i japë një shtysë të madhe shoqërisë së automobilizmit.

“Kjo lëvizje në marrëveshjen tonë për borxhin, së bashku me një bilanc solid e likuiditet të mundshëm, do të na jepet mundësia për ta kaluar këtë periudhë të vështirë”, – ka theksuar ai.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila do të...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Lajme të tjera

Web TV