Para ndeshjes së kampionatit kundër Torinos, shqiptari Igli Tare preferoi të zbulojë “letrat”, e të pranojë publikisht se skuadra që ai menaxhon, është shumë pranë një tjetër futbollisti kuqezi. Në tregun e Lazio ka vend edhe për një të ri premtues si Marash Kumbulla, zbulimi i këtij sezoni dhe lojtari më i vlefshëm i Veronës, kur askush nuk e priste.
“Ne u takuam me Veronën sepse ne jemi të interesuar për Marash Kumbullën. Një lojtar që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme. Ne u takuam të enjten, por prapë nuk ka asgjë për tu finalizuar. Do të ketë zhvillime. Ne nuk menduam se tashmë e kishim mbyllur marrëveshjen” tha Igli Tare.
Për Marash Kumbullën, presidenti Lotito ka ofruar 20 milionë Euro dhe kartonat e dy të rinjve. Negociatat, duke përjashtuar kthesat e rrezikshme, tani duket se janë në fazat përfundimtare.