Kryeministri Hoti i kthen vizitën Ramës/Nesër mbërrin në Tiranë

Nesër në 09.30 te Pallati i Brigadave, pritet në një vizitë zyrtare Kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti.

Për Hotin është vizita e parë në Shqipëri. Ai vjen në Tiranë pas vajtjes së numrit një të qeverisë pak ditë më parë në Kosovë.

Abdullah Hoti është zgjedhur si Kryeministër i Kosovës me 61 vota pro në Parlament. Tashmë zyrtarisht në postin e Kryeministrit, Hoti do të drejtojë kabinetin e tij qeveritar me 4 zëvendës kryeministra dhe 16 ministra.

Hoti ka qenë kandidati i ri i propozuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, propozim ky që erdhi pas tërheqjes së Isa Mustafës.

3 qershori i 2020 shënoi në karrierën e tij politike marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës.

 

 

Bo.Ba/fjala.al