Artan Fuga posaçërisht për “FJALA”: Goditje staliniane ndaj botës universitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/XvvIYaNrWDI
Qytetarja Besa Shahini, dje, me vendimin sipas tipit të dhjetë goditjeve staliniane, në befasi, pa asnjë konsultim me trupat universitare dhe të zgjedhurit e tyre, ndofta, sikurse shprehet vetë, në një fshehtësi komplotiste me ata që duan të mbajnë postet pa zgjedhje demokratike, shpalli që brenda një dite hap fushatën zgjedhore për universitete. Në 1 korrik hap fushatën, në 30 korrik shkoni në votime! – një gjë e paprecedentë dhe jashtë çdo logjike, duke i kapur në befasi mjediset universitare. Duke i fyer dhe marrë nëpër këmbë ato! Pra, nuk lë mundësi kandidimi, nuk jep mundësi fushatash, sepse është periudhë kur studentët dhe pedagogët janë të shpërndarë në provime, dhe studentët janë nëpër shtëpi. Universitetet kështu bëhen po aq të paligjshme sa edhe votimet e 30 qershorit për pushtetin lokal. Gjithçka bëhet që t’u tregohet universitarëve që janë nën hyqmin e politikës, të kontrollohen politikisht universitetet që t’u mbyllet goja intelektualëve dhe studentëve, të bëhet presion mbi ta dhe të nxirren edhe vota për zgjedhjet e ardhëshme politike! Kush nuk e kupton këtë, do të bëhet viktimë e këtij moskuptimi! Rruga e rezistencës nuk është kandidimi, sikurse e imponon goditja staliniane, por refuzimi i këtyre zgjedhjeve që janë fyese dhe poshtërojnë të gjithë profesoratin dhe studentët e të gjitha universiteteve të Shqipërisë! Ne duam zgjedhje të ligjshme, të qeta, demokratike, sikurse na ka hije, pa stërkëmbësha, pa skuthllëqe, me transparencë, barazi shansesh, me fushata dhënie llogarie dhe programe strategjike, jo votime staliniste! Poshtërojnë dhe mbajnë nën zgjedhë shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Pas shkatërrimit të maturës shtetërore, Ministria e Arsimit godet brinjë më brinjë botën universitare. Njëri akt më absurd se tjetri. Njësoj sikur Turi i maturës të marrë vendim për hapjen e rrufeshme staliniane të fushatës zgjedhore, në kushtet e pandemisë dhe të pamundësisë për proces zgjedhor të rregullt, që ende nuk ka filluar të japë mundësi as regjistrimi kandidatësh alternativë në shumë universitete dhe të mos ketë as infrastrukturën zgjedhore.

Këto zgjedhje në universitete janë për drejtimin e agjencive universitare publike. Por, me një ligj që është po aq absurd sa edhe testi i maturës, drejtimi universitar është kudo në kaos, pa novitete, imponon dhunën e Ministrisë ndaj autonomisë universitare, poshtëron pedagogët duke shkatërruar lirinë e tyre për mësimdhënie dhe punë shkencore, nuk jep të drejta për pedagogët dhe studentët, bllokon dinamikën e drejtimit, shkëput krejtësisht senatet nga të zgjedhurit e tyre, vendos bordet nën hyqmin e Ministrisë, ndalon çdo adaptim të shkollës ndaj kërkesave të vendit për kuadro, nxit papunësinë dhe zhvlerësimin e diplomave, shkatërron certifikimin e cilësisë së diplomave, shkatërroi shkollat doktorale etj. Gjithçka përfundoi me një gënjeshtër të madhe staliniane. Kampus universitar në Tiranë, një fiasko e madhe korrupsioni që vetëm SPAK-u mund ta zgjidhë, Kopshti botanik i masakruar, Muzeu botanik i hedhur greminë në tokë, terrenet sportive të universiteteve të Tiranës të kthyera në parkinge nga pushtete jouniversitare, bibliotekë universitare zero gjithandej, subvencionimi i teksteve i braktisur, gjoja biblioteka elektronike një absurd i papërdorshëm, po aq absurd sa edhe testi i maturës shtetrore, përkthimi i librave me të cilën u shuajt greva studentore përfundoi në një gënjeshtër monumentale, studentë që kryejnë studimet rregullisht dhe në fund del se agjenci të Ministrisë i kanë regjistruar jashtë ligjit, investime nga universitete publike evropiane në Shqipëri zero, bashkëpunimi në projekte në ditë të hallit, palestra e universitetit kthyer në zyrë, botime revistash universitare me faktorë impakti të subvencionuar edhe nga shteti zero, asnjë studim për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës, asnjë ristrukturim fakultetesh, sepse ligji e pengon, kontroll absolut i Turit të maturës mbi programet mësimore dhe mbi çdo lëndë që zhvillohet, kuotat e pranimit të studentëve në universitete krejt mekanike dhe të burokratizuara, asnjë matje e nivelit të diplomave me ato evropiane, niveli i gjuhës të huaj i masës së studentëve për të qarë hallin – këto janë vetëm disa nga plagët e arsimit universitar, si pasojë e ligjit masakër të arsimit të lartë që përkthehet në modelet e drejtimit universitar. Shkallëzimi i meritave dhe titujve është kthyer në zero, duke shkatërruar profesoratin, njësoj sikurse deputetin, nëpunësin, ekspertin, qytetarin, dhe kthyer këta në një masë amorfe, të banalizuar nga politika. Kërkimi shkencor, botimet po ky ligj i ka çuar në nivelet nën zero, sikurse ka shkatërruar dhe një vlerësim modern të punës shkencore dhe të strukturimit të departamenteve dhe fakulteteve, duke i kthyer në kuti konservash hermetike. Pa u hedhur në tokë dhe shkelur me këmbë ky ligj për arsimin e lartë, çdo proces zgjedhjesh, aq më shumë i tipit të dhjetë goditjeve staliniane, nuk është veçse një farsë dhe mashtrim, një sistem riprodhimi i mediokritetit, banalitetit, shkatërrimit të jetës së studentëve, për të cilët të gjithë jemi përgjegjës dhe, nëse nuk e ndiejmë përgjegjësinë, jemi edhe fajtorë!

Lexo edhe :  Fantazia e re e Berishës: Votat e emigrantëve u mbytën në Adriatik!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Izraeli lejon vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Izraeli do të lejojë që ndihma humanitare të hidhet nga ajri për banorët e Gazës nga vendet e huaja,...

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut,...

Delvina në flakë, banorët me lot në sy! Evakuohen 3 fshatra

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi 11 banesa si dhe...

Lamine Yamal do të bëhet kapiten i Barcelonës?

Lamine Yamal është një nga lojtarët që janë në garë për t’u bërë një nga katër kapitenët e Barcelonës nëse Marc-Andre Ter Stegenit i...

Newcastle e tepron me çmimin e kërkuar për Alexander Isak

Alexander Isak i ka kërkuar Newcastle të shqyrtojë mundësinë e një largimi të mundshëm nga klubi, por gjetja e një destinacioni të ri mund...

Lajme të tjera

Web TV