Gazmend Bardhi për listat: 80% i Anëtarësisë apo 20% i Kryesisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazmend Bardhi shpjegon se kush është më i rëndësishëm në hartimin e listave për kandidatë të PD, përzgjedhja nëpërmjet Anëtarësisë apo Kryesisë? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie  tregoi të gjithë procesin se si po funksionon.  

-Si po ecën procesi i  hartimit të listave?

-Javën e shkuar Kryesia e partisë ka miratuar një udhëzim të detajuar mbi rregullat se si do të përzgjidhen kandidatët për deputet dhe kryetar bashkie, një detyrim ky që buron nga ndryshimet në statutin e partisë, të realizuara në vitin 2018. Asokohe ne përcaktuam në statut që nuk do jenë më organet qëndrore të partisë i vetmi institucion i përfshirë në përzgjedhjen e kandidatëve, por një rol të rëndëishëm në proces, më të rëndëishmin në proces do e ketë Anëtarësia e partisë.  Jo më pak se 80% e e kandidatëve që do përfshihen në listën zyrtare të Partisë Demokratike do të duhet të jenë emra që janë të konfirmuar nga Anëtarësia. Ndërkohë që jo më shumë se 20% do jetë vendimmarrje e Kryesisë, le të themi prurje të reja  nga  bota akademike apo shoqëria civile por mbi të gjitha për të rregulluar çështje që do të lidhen me kuotën gjinore apo me një kuotë statutore që ne kemi.

-Kuota gjinore ku rregullohet?

-Rregullohet nga Kryesia sepse Anëtarësisë nuk mund t’i propozosh të zgjedhë apo propozojë një gjini të caktuar. Pikërisht kjo kuotë jo më shumë se 20%  i është lënë Kryesisë për të bërë rregullime.

-S’më del llogaria me këtë 20% se këtu Kryesia zgjedh 20% dhe aq është lista.

-Lista nuk është aq sepse PD do jetë parti fituese.

Lexo edhe :  Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

-Nga e dini këtë?

-Nga kontakti i përditshëm që kemi çdo ditë me qytetarët./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=iuGFrgpSymk

 

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV