Halit Valteri: Grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re, lançohet në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri deklaron se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Valteri thotë se 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat janë ish- funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish- kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.

Më tej deputeti theksoi se ka kontakte të përditshme me strukturat dhe së shpejti do të jetë partia e re.

Në fakt diçka e tillë është e paralajmëruar pasi besohet se do të jetë Murrizi ai që do e krijojë partinë e re.

‘’Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore. Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi.

11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator. ‘’- tha Valteri.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV