Ditën e sotme do të luhen gjysmëfinalet e para për Kupën e Shqipërisë. Bylisi do të presë Tiranën në orën 17:45 në një takim ku ballshiotët do të kërkojnë të surprizojnë sërish për të kaluar në finale, pas një sezoni shumë të mirë.
Bardheblutë e kryeqytetit nga ana e tyre po tentojnë të marrin dy trofe nga ky vit, gjë e cila ka vite që nuk është parë në vendin tonë.
Ndërsa në 0rën 20:45 do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër, ajo midis Kukësit dhe Teutës. ‘Djemtë e Detit’ kanë 100 vjetorin e klubit këtë vit dhe objektivi është për ta festuar atë me Kupën e Shqipërisë. Ata kanë bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit dhe të njëjtën gjë do tentojnë të bëjnë edhe ditën e sotme.
Ndërsa Kukësi që tashmë duket larg titullit kampion të Superiores, do të kërkojë ta mbyllë sezonin me trofe dhe objektiv është Kupa.
Ndeshjet e kthimit janë lënë më 07.07.2020 në po të njëjtat orare, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 15.07.2020 në orën 17:00.ka.ta/Fjala.al/