OFL 243 kërkesa për sekuestro në 5 muaj, SPAK kthen 80 si të paligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të aksionit të OFL dhe aktit normativ për sekuestro të pasurive që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e aktiviteteve kriminale, SPAK ka bërë një bilanc 5 mujor nga ku thekson se nga 243 pasuri të sekuestruar janë pranua dhe dërguar në GJKKO për miratim sekuestro për 102 pasuri dhe ka kthyer 80 pasuri.

“Nga data 31.01.2020 deri më 31.05.2020, OFL ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 92 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 243 pasuri. Nga 243 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 137 pasuri janë automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga shqyrtimi Prokuroria e Posaçme ka miratuar vetëm 102 pasuri, ndërsa ka vendosur kthimin e 80 pasurive, mes të cilave 37 të paluajtshme dhe 43 automjete.

SPAK i ka konsideruar këto sekuestro të bëra në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Në lidhje me kërkesat e tjera, SPAK shprehet se po vijon shqyrtimin e tyre. Vetëm gjatë muajit qershor SPAK ka kërkuar nga GJKKO të vendosë 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 automjete./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tom Doshi, i ashpër me kryebashkiakun Benet Beci: Bën punën e PD në bashki

Kryetari i PSD Tom Doshi ishte përsëri shumë i ashpër me  kryetarin socialist të bashkisë së Shkodrës Benet Beci...

Historike/ Enkileda Carja dominon botën! Peshëngritësja kuqezi thyen 3 rekorde evropiane

Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja është shpallur kampione bote në Botërorin e Peshëngritjes për moshat deri në 17 vjeç që po mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima....

Itali/ U hodh nga kati i tretë i shtëpisë, humb jetën tragjikisht 14 vjeçarja nga Vlora

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja u...

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e...

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe...

Lajme të tjera

Web TV