Pandemia/ BE i dhuron sot Kosovës 6 mijë teste dhe pajisje mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do t’i dhurojë Kosovës 6 mijë komplete testimi për koronavirus, si dhe pajisje të tjera shëndetësore. Bëhet fjalë për 90 shtretër spitalorë dhe 67 mijë maska dhe pajisje tjera mjekësore.

Nga kjo zyre kanë bërë të ditur se ky donacion do t’i dorëzohet sot Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostova, do t’ia dorëzojë këtë donacion ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nataliya Apostolova, udhëheqëse e zyrës së BE-së në Kosovë, do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor.

Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë”,- thuhet në njoftim. Donacioni në fjalë kap vlerën e rreth 800 mijë eurove si ndihmë e BE-së për Kosovën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e...

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra dhe të hapet rruga për...

Lajme të tjera

Web TV