Policia e Durrësit çmonton grupin e trafikut, 5 në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka arrestuan në flagrancë 5 shtetas. Ndalimi u bë në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”.

Shtetasit e arrestuar janë Abedin Llajaj 33 vjeç nga Vlora (banues në Tiranë), Aleks Mecorapaj 47 vjeç nga Vlora, Ervin Begaj 38 vjeç nga Tirana, Nertian Lamaj 35 vjeç nga Vlora dhe Ardit Petraj 34 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine (180 gramë), ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.


NJOFTIMI I PLOTE
Në zbatim të plan-operacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës se disa shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike nga Vlora drejt Tiranës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Segmenti”.
Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.
Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:
A. Ll., 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, lindur Fier dhe banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara cannabis sativa dhe një sasi ekstazi.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për verime të mëtejshme.

Lexo edhe :  SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë në Times Square të Nju Jorkut, 3 të plagosur

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV