Zgjedhjet/ Trafiku paralizon daljet e Athinës, grekët largohen masivisht për të votuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e së dielës në Greqi duken se do të jenë të një rëndësie të veçantë. “Demokracia e Re” e Kiriakos Mitsotakis dhe “SYRIZA” e Alexis Tsipras ndahen nga shumë pak pikë në sondazhet e tyre.

Dëshira për të shprehur vullnetin me votë në Greqi duket në maksimum, teksa lëvizja e zgjedhësve në kuadër të zgjedhjeve ka nisur që të premten, me mijëra qytetarë që jetojnë në Athinë, të cilët me makinë, traget apo në rrugë ajrore po largohen në drejtim të qyteteve ku janë rezidentë.

Në Greqi është përcaktuar që kalimi në autostradat e vendit të bëhet falas në ditë dhe orare të caktuara, në ato pika të kalimit me pagesë.

Lëvizja e tyre ka krijuar radhë të jashtëzakonshme trafiku në çdo pikë dalëse të kryeqytetit helen si Kifisos, Nea Filadelfia, Megara dhe dalja e Metamorfosi.

Në të njëjtën kohë, qindra makina janë parë të lëvizin nëpër portin e Pireut. 15 tragete me kapacitete të mëdha nisen sot nga Pireu, ndërsa linjat për në detin Argosaronik qarkullojnë çdo orë.

Siç raporton ERT, sipas përllogaritjeve të Rojës Bregdetare, sot, e premte, dy ditë para zgjedhjeve pritet të udhëtojnë 20 mijë persona.

Sipas ERT, pjesa më e madhe e autobusëve nisen nga Kifisso me kapacitet që arrin 100% dhe për këtë janë planifikuar vazhdimisht linja të jashtëzakonshme për t’i shërbyer udhëtarëve – votues.

Kalimet pa pagesë nga të gjitha pikat e pagesës në vend do të jenë efektive nga mesnata e së premtes deri të shtunën e 20 majit dhe do të zgjasin deri në orën 08:00 të së hënës së 22 majit, një ditë pas zgjedhjeve.

Të fundit

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Lajme të tjera

Web TV