Prokuroria: Drejtësia e re me problem. Kryeprokurori: Ka dualitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e prokurorisë i kanë shprehur qeverisë shqetësimet me të cilat po përballet drejtësia e re pas reformës. Kryeprokurori Olsian çela tha se krijimi i SPAK si prokurori më vete ka krijuar dualitet brenda organit të akuzës. Sipas tij rekomandimet e qeverisë i përcillen prokurorisë së përgjithshme por kjo nuk ka asnjë kompetencë mbi SPAK-un. Nga ana tjetër kreu i këtij institucioni Arben Kraja ngriti si shqetësim zyrat e papërfunduara dhe pagën e paplotë të stafit.

Drejtësia e re ka nisur me probleme për të cilat kanë shprehur shqetësim Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja.

Të mbledhur në një takim online me Ministren e Drejtësisë për të diskutuar rekomandimet e qeverisë ndaj prokurorisë, kryeprokurori Çela ka vene në dukje faktin se rekomandimet e qeverisë të cilat kanë si prioritet luftën kundër korrupsionit dhe krimet të organizuar i paraqiten Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa ai nuk ka asnjë instrument ligjor t’ia përcjellë SPAK-ut, e cila është institucion më vete dhe ka si kompetencë hetimin e këtyre veprave.

Ekzekutivi duhet të gjejë kompetencat e duhur për ta rregulluar këtë anomali, pasi struktura e SPAK, drejtuesi i së cilës raporton në Kuvend sipas parashikimit të ligjit,” deklaroi kryeprokurori.

Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja ka evidentuar si problem kushtet në të cilat punojnë prokurorët e këtij institucioni nisur nga ambientet e deri te mos mosmarrja ende e pagës me rritjen sipas ligjit.

Hetuesi janë nga 10-15 në një ambient të përbashkët. Për të mos harruar problemi pagave, ku e gjithë struktura nuk e merr pagën e plotës sikurse e parashikon ligji, theksoi kreu u SPAK.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi bashkëpunim mes institucioneve për të luftuar korrupsionin që është një nga prioritet kryesore te qeverisë edhe për shkak se është një nga 15 pikat e vendosur si kusht për të hyrë në BE.

Lexo edhe :  Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Këtë vit këshilli i ministrave i ka rekomanduar prokurorit përgjithshëm 5 rekomandimet prioritare te qeverisë për vitin 2020, që janë garantimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit , lufta kundër korrupsionit , lufta kundër krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimi institucional.\

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Qeveria holandeze ka njoftuar masa kundër Izraelit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në vend për dy ministra të qeverisë...

Rreziku i konfliktit berthamor, SHBA shtojnë kokat bërthamore B61-12 në Evropë

Shtetet e Bashkuara vendosin B61-12 në bazën ajrore RAF Lakenheath: kjo shënon kthimin e armëve bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e një plani...

1429 – Lufta Njëqindvjeçare: Zhanë D’ark arrin në Orléansin e rrethuar nga anglezët

Më 29 prill 1429, në një nga kthesat më të mëdha të Luftës Njëqindvjeçare mes Francës dhe Anglisë, një vajzë 17-vjeçare me emrin Jeanne...

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi Në përditshmërinë tonë, sikur jemi mësuar që andej nga Vlora edhe kërcet sherri, edhe kërcet koburja, edhe vritet ndokush – si me...

Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

Pa vaksinat kundër COVID-19, koronavirusi SARS-CoV-2 do të kishte marrë 2.533 milionë jetë shtesë në të gjithë botën nga viti 2020 deri në vitin 2024, sipas vlerësimit...

Lajme të tjera

Web TV