Sejko: Pandemia goditi fort ekonominë, rritja e borxhit e keqe e domosdoshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës në Kuvend për raportin vjetor, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka vendosur theksin te rënia ekonomike dhe rritja e papunës për shkak të krizës së pandemisë.

Sejko deklaroi se kërkohet një reagim i shpejtë si në planin shëndetësor dhe atë ekonomik.

Pandemia dhe masat e nevojshme për kontrollin e saj kanë dhënë goditje të fortë për familjet dhe biznesin. Ekonomia pritet që të shënojë rënie, rritje të papunësisë dhe përkeqësim të situatës financiare dhe shtim të kredive me probleme.

Kjo kërkon një reagim të shpejtë si në planin shëndetësor dhe atë ekonomik. Banka e Shqipërisë mori masa për të likuiditetin dhe siguruar kreditimin, kjo përfshin uljen me 0.5% të normës së interesit, lehtësimin e përkohshëm të rregullores, shtyrjen e kësteve të kredive dhe ristrukturimi. Tregjet vijojnë normalisht, pasiguria është shtuar në ekonomi. Masat fiskale kanë zbutur efektet e pandemisë. Ekonomia i ka premisat ta përballojë me sukses këtë goditje, por kërkon që të gjithë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur” tha Sejko.

Lidhur me rritjen e borxhit publik, Sejko tha se për momentin është një e keqe e domosdoshme.

Lidhur me borxhin publik në këtë situatë të vecantë, të vështirë, jo vetëm Shqipëria, rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme në këtë situatë për të shmangur falimentimin. Në dijeninë tonë, jemi në pritje të rishikimit të buxhetit këto ditë dhe do të shohim, ka një adresim për disa projekte të PPP-së, ky është atribut i qeverisë, opinioni i BSH është dhënë para krizës që duhet të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kenë studim fizibiliteti, pjesa tjetër është atribut i qeverisë” tha ai.

Lexo edhe :  Aksidenti me 5 të plagosur në Librazhd, 15-vjeçari me urgjencë drejt Traumës

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Burime bëjnë me dije se PSD...

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon të dyshuarit për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar të...

Opera e Qendrës “Kennedy” shumë shpejt do marrë emrin e Melania Trump

Komisioni i Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratoi të martën një propozim për të riemërtuar sallën e operas në Qendrën “Kennedy” në...

Ish-futbollisti i Milanit përbuz Lamine Jamal: Është i padurueshëm

Ish-futbollisti i Milanit, Adil Rami ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër Lamine Jamal. Ai nuk e ka fshehur përbuzjen e tij për yllin e...

Epstein, edhe në dasmën e Trump/ CNN nxjerr pamjet, acarohet Presidenti: Po bëni shaka?!

Artikull i CNN, përshtatur në shqip Pamje dhe foto të reja arkivore kanë hedhur dritë mbi marrëdhënien e dikurshme mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe...

Lajme të tjera

Web TV