2 korriku, “Dita Botërore e Gazetarisë Sportive”, por në Shqipëri AIPS-i “flë”…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkujtohet çdo vit në përvjetorin e themelimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Shtypit Sportiv (AIPS). Janë me qindra mijëra fusha sporti ku luhet në planet, dhe momente mahnitëse shpalosen çdo orë nëpër të. Falë pasqyrimit, paanshmërisë dhe talentit të gazetarëve, miliona tifozë në të gjithë botën marrin informacion, bëjnë zgjedhjet e tyre, formojnë mendimet e tyre. Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë festohet më 2 korrik, për të përkujtuar shërbimet e gazetarëve sportivë për promovimin e sportit.

Kjo ditë është shënuar si data përkujtimore për shkak të rëndësisë së saj, sepse është data kur u krijua Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit Sportiv (AIPS), gjatë Lojërave Olimpike të Parisit më 1924-ën. Kjo Shoqatë e vuri theksin tek forcimi i bashkëpunimit, lidhjes dhe respektit të ndërsjellë midis gazetarëve të sportit në të gjithë globin. Gazetaria sportive ka lulëzuar përkrah rritjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive sportive në të gjithë botën, çka ka çuar edhe në rritjen e fuqisë, pasurisë dhe ndikimit. Gazetaria sportive është një pjesë integrale për çdo grup mediatik.

Dita Botërore e Gazetarëve të Sporteve festohet që të nxisë anëtarët e mediave sportive të përpiqen për përsosmëri në punën e tyre profesionale dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi për të përdorur sportin si një mjet për paqen botërore, dhe për të qenë të drejtë dhe të paanshëm. Një gazetar mund t’i shtojë vlera jo vetëm botës së sportit, por botës së gjerë, kulturës, paqes dhe vlerave të mira. Edhe në Shqipëri, gazetaria sportive ka njohur një shpërthim të vërtetë pas viteve 1990, por sidomos në 10-vjeçarin e parë të të mijëvjeçarit të ri, me shtimin e mjeteve të informimit publik, qoftë kjo në shtypin e shkruar, atë audioviziv, por edhe në Internet dhe mediat sociale.

Lexo edhe :  Manchester City “harron” disfatën e Championsit dhe përmbys me personalitet Chelsean

Në Shqipëri ekziston edhe një degë e AIPS-it, ndonëse duhet theksuar se është në një gjendje inaktive. Ndërkohë, edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur urimet më të sinqerta për gazetarët shqiptarë me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit. Në përshëndetjen e tij, Presidenti Duka thekson se futbolli është loja jonë e përbashkët dhe duhet mbështetur nga të gjithë. Ndër të tjera kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të japin kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e futbollit shqiptar.

“Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë, – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend në mesazhin e tij, duke vijuar: “Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.”

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Lajme të tjera

Web TV