“Anisa mban erë se s’lahet”/Detaje shokuese nga ngjarja në Kombinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besonin tek ringjallja, prandaj u vetëflijuan!  Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe udhull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.

Policia dhe dëshmitarët japin disa versione. Një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi jashtë kamerave tregon për Report Tv detaje të reja.

Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur cfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin” tha ajo

“Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu”, u shprehën fqinjët.

“I njoh shumë mirë. Është gjynah që vajza të reja humbasin jetën që merren me Jehovain. Ato ishin vajza të mrekullueshme. Këtu ka shumë dëshmitarë të Jehovait.

“Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete  dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë dhe një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte”, thotë banorja.

 

Lexo edhe :  I vëllai dhunoi shoferin e kamionit/ Bledjon Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan!

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV