Basha: Hoti më ftoi për një vizitë në Kosovë së shpejti, ja çfarë i kërkova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti mbështetje për turizmin.

Përmes një komenti të publikuar në Facebook, Basha thotë se i kërkoi Hotit dhe autoriteteve kosovare të bashkëpunojnë që të sillen sa më shumë turistë në Shqipëri për të ndihmuar turizmin në këtë kohë të vështirë.

Më tej ai zbulon se kryeministri Avdullah Hoti e ftoi për një vizitë në Kosovë së shpejti.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Pata kënaqësi të mirëprisja sot në Selinë e Partisë Demokratike, Kryeministrin e Kosovës, dr. Avdullah Hoti, me të cilin diskutuam mbi një numër çështjesh të rëndësishme, që nga situata e shkaktuar nga pandemia, rinisja e dialogut me Serbinë dhe fushat ku duhet intensifikuar bashkëpunimi mes dy vendeve tona për të mundësuar zhvillim ekonomik dhe punësim për qytetarët tanë.

I rikonfirmova Kryeministrit Hoti se një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit, sikundër kërkova mbështetjen e autoriteteve të Kosovës për të ndihmuar sadopak turizmin në këtë kohë të vështirë. Shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh pushuesish nga Kosova në plazhet tona të bukura, veçanërisht në këtë kohë të nxehtë.

Jam i bindur dhe plot me besim se klasa politike dhe populli i Kosovës do të ecin përpara me vendosmëri dhe maturi drejt konsolidimit të një shteti të fortë, demokratik dhe sovran në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian.

I shpreha kreut të qeverisë së Kosovës mbështetjen e plotë timen, të Partisë Demokratike dhe të opozitës në procesin e dialogut, me qëllim njohjen reciproke dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ç’ka do t’i shërbejë jo vetëm dy vendeve, por gjithë rajonit dhe integrimit europian.

Lexo edhe :  "Formacionin e kam në tru! Serbia ka ekip të fortë, por Shqipëria ime..."

Përshëndeta vendimin e Kryeministrit Hoti për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve, si një shenjë e qartë e vullnetit politik të qeverisë së re për gjithëpërfshirje dhe kohezion të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë, jo vetëm në funksion të stabilitetit të vendit, por edhe të përparimit në procese të rëndësishme, siç është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

E falenderova Kryeministrin Hoti për ftesën për një vizitë në Kosovë së shpejti.

 

Të fundit

E fundit/ Napoli zyrtarizon transferimin e mesfushorit Kevin De Bruyne

Merr fund pritja. Kevin De Bruyne është zyrtarizuar te Napoli. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi,...

Fier, familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshimet e para…

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Fier,, ku 28-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...

Silvinjo është thjesht simptoma, sëmundja duhet gjetur gjetiu…

Sa herë që një trajner i kombëtares shqiptare vjen edhe si produkt i “kompromisit politik”, fundi i historisë dihet që në fillim. Nuk është...

Rrëzimi i avionit me 242 pasagjerë në Indi, Begaj: Thellësisht të trishtuar

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një avion pasagjerësh me 242 pasagjerë në bord i “Air India” u rrëzua. Përmes...

Juventus merr lajmin e keq, 70 milionë euro nuk mjaftojnë

Presidenti i Sporting Lisbonës, Frederico Varandas, ka dhënë një mesazh të qartë për Juventusin dhe çdo klub tjetër të interesuar për Viktor Gyökeres; 70...

Lajme të tjera

Web TV