Cilat janë profesionet që paguhen më shumë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meshkujt në Shqipëri vijojnë të paguhen më shumë se sa femrat për të njëjtin pozicion pune, fenomen që ndër vite nuk ka ndryshuar.  Sipas publikimit të INSTAT, “Burrat dhe gratë në Shqipëri 2020”, rezulton se paga mesatare mujore bruto për një burrë të punësuar për vitin 2019 është 54.940 lekë, ndërsa për gratë është 49.411 lekë, apo 5529 lekë më pak.

Hendeku i pagesës midis gjinive vihet re në të gjitha llojet e aktiviteteve ekonomike, ku aktivitetet financiare dhe të sigurimit rezultojnë më të mirëpaguarat, pagë e cila për meshkujt arrin në  afro 118.6 mijë lekë ndërsa për femrat në 100.7 mijë lekë apo 17.8 mijë lekë diferencë.

Informacioni dhe komunikacioni është sektori i dytë më i mirëpaguar ku paga mesatare bruto për meshkujt arrin në afro 85.5 mijë lekë ndërsa për femrat 73.2 mijë lekë, me një hendek prej 11.2 mijë lekësh. Në vendin e tretë për nga pagat më të larta renditet administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ku gjinia mashkullore paguhet 68.4 mijë lekë në muaj dhe ajo femërore 59.081.

Më pas renditen aktivitetet te pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitet të shërbimeve administrave dhe mbështetëse me paga rreth 61.1 mijë lekë në muaj për meshkujt dhe 57 mijë lekë për femrat. Ndër të gjithë aktivitetet pagat më të ulëta janë në bujqësi, peshkim; Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transport dhe magazinimi; aktivitete e akomodimit dhe shërbimit ushqimor si dhe industria nxjerrëse.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Lajme të tjera

Web TV