Bie nga motori i ujit (ish)-partnerja e Stresit, dalin pasojat e rënies (Foto)

Ende e paqartë është situata e çiftit më të komentuar në rrjetet sociale Kejsi dhe Stresi. (Ish)-partnerja e Stresit, mbetet gjithmonë aktive për publikun, ku ndan me ta më shumë rreth përditshmërisë saj.

Së fundmi Kejsi ka treguar se teksa po bënte një xhiro me motor uji i ka ndodhur një incident.

Me anë të videos së publikuar, ajo ka treguar se ndërkohë që po bënin manovra me motorin, kanë rënë në ujë e kjo ka lënë dhe pasoja. Në një foto vihet re shenja që i është bërë në këmbë si pasojë e rrëzimit.

”Dhe rezultati kur bie”– shkruan Kejsi teksa tregon këmbën e enjtur.

Bo.Ba/fjala.al