“Sëmundjen e rëndë të babait e mora vesh ditën e dasmës,” rrëfimi i djalit të Moikom Zeqos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i Mojkom Zeqo, Epidamn Zeqo, foli këtë të premte për humbjen e parakohshme të të atit, i cili la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familjarët e tij.

Në një rrëfim prekës, pak më shumë se 2 javë nga humbja e madhe, nga studio e “Historia ime” Epidamni tregoi se sëmundjen e rëndë të të atit e ka marrë vesh ditën e e dasmës së tij.

Si e përballuat sëmundjen e Moikomit?

Ditën që e mora vesh se babi kishte leukemi kronike, ishte dita e dasmës sime, si të thuash dita më e lumtur, por edhe më e rëndë. Qava gjatë dasmës normale, por edhe u gëzova shumë edhe bëmë party. Është e vështirë me këtë sëmundje, është sëmundje që kontrollohet e menaxhohet, por që nuk shërohet. Kërkon kimioterapi, kërkon ilaçe të tjera.

A ishte i fortë?

Ishte i fortë, prandaj duroi kaq shumë. Ai ka qenë kampion noti. Unë e mbaj mend babin që gjithmonë ecte para dhe shumë shpejt,e mbaj mend të fuqishëm e normale kur e shikon degradimin trupor, të vjen keq. Është shumë e dhimbshme, e shkuara në spital, lufta që mami im ka bërë për të siguruar ilaçet për babin kanë qenë të tmerrshme e të lodhshme për të gjithë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV