Sezoni turistik, 550 punonjës policie të angazhuar për menaxhimin e trafikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë sezonit turistik 2020, Policia e shtetit informon se ka angazhuar në terren 550 punonjës policie, për të menaxhuar trafikun, si dhe parandaluar aksidentet

Me anë të një njoftimi në rrjetin social uniformat blu kanë bërë me dije edhe sërë udhëzimesh, për të gjithë ata që vizitojnë plazhet dhe vendet e tjera turistike në vendin tonë.

Njoftimi i policisë

Drejtoria e Policisë Rrugore

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoria e Policisë Rrugore ka rritur prezencën e saj në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato që lidhin zonat bregdetare, Policia Rrugore, që prej një jave është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.

Ditën e shtunë dhe të diel, drejtues mjetesh, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjitha moshave, vendas dhe turistë të huaj udhëtojnë drejt plazheve të vendit tonë.

Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë.

“Ndihma” që Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve është respektimi i normave të sjelljes.

  • Mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur!
  • Vendosni përherë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse kur drejtoni mjete/motomjete.
  • Evitoni parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor dhe për bllokim të trafikut.
  • Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.
  • Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4muaj.
  • Duke respektuar normat, vajtja dhe ardhja nga plazhet është më e shkurtër dhe pa vonesa.
Lexo edhe :  Përfundon numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, ndërhyrje apo dalje të qyteteve.

Njëkohësisht apelojmë për këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit, të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku ato mungojnë të kontrollojnë rrugën nga të dy senset e lëvizjes pastaj të kalojnë në krahun tjetër të rrugës.

Gjithashtu, Policia Rrugore bën me dije se në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministres së Transportit dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nuk do të lejojë lëvizjen e kamionëve në fundjavë jashtë orareve dhe akseve të përcaktuara në këtë udhëzim.

Personat fizikë dhe juridikë që operojnë në fushën e transportit rrugor të mallrave, të planifikojnë lëvizjet e tyre në ditët dhe oraret e lejuara, në akset rrugore alternative që nuk preken nga kufizimet, pasi nga ndërprerjet e qarkullimit mund t’u   shkaktohen edhe dëmtime të materialeve që transportojnë, përgjegjësi që bie plotësisht mbi ta. Nga shërbimet e Policisë së Shtetit do të kërkohet zbatimi rigoroz i kërkesave të këtij udhëzimi, duke i ndëshkuar shkelësit e kërkesave të udhëzimit, si dhe ndalimi i qarkullimit të mjeteve në kundërvajtje deri në oraret e lejuara për qarkullim.

Policia Rrugore, në bashkëpunim me radiot kombëtare me sinjal të shtrirë në vend, do të vijojë njoftimet për zonat me trafik të rënduar apo nevojën për devijime në qarkullim.

Në faqen zyrtare në ëeb dhe në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë se Brendshme do të publikohen të dhëna të përditësuara për situatën në trafik.

Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj, si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

FSHF ‘lëshon dorën’, 400 mijë lekë për të ndjekur Kombëtaren në stadium kundër Serbisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur procesin e aplikimit për rezervimin e biletave online për sfidën Shqipëri - Serbi....

SHBA/ Sëmundja më infektive në botë godet qytetin me 8 mln banorë, 2 fëmijë të vdekur

Shpërthimi i fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë që filloi në perëndim të Teksasit, është përhapur zyrtarisht në një nga qytetet më të mëdha...

A ndikuan zgjedhjet? Çfarë pritet të ndodhë me euron në muajt në vijim

Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e këmbimit euro-lekë. Aktualisht një euro po këmbehet me mbi 98 lekë duke...

Dhunë brenda familjes në Vlorë e në Sarandë! 43-vjeçarja godet me thikë babanë…

Ngjarje shqetësuese dhune në familje janë regjistruar në qytetet e Vlorës dhe Sarandës. Një grua 43-vjeçare në Vlorë është arrestuar nga policia pasi dyshohet...

“Shkatërrove Shqipërinë njeri mizor”/ Kënga që i përplas realitetin në fytyrë Berishës

Një këngë e re i është dedikuar PD-së dhe Sali Berishës, pas humbjes dërrmuese të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Me vargje që i...

Lajme të tjera

Web TV