U shërua para 3 muajsh, por del sërish me Covid-19 prishtinaliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar nga Prishtina që kishte kaluar koronavirusin 3 muaj më parë, është infektuar sërish nga virusi.

Pacienti i quajtur Petrit Bylykbashi ishte nga të parët të persona që doli publikisht për të treguar se ishte infektuar me Covid-19.

Ai u shërua, por sot ka njoftuar se pas tre muajve përsëri ka dal pozitiv duke shtuar se virusi është më agresiv.

“Mbas 4 ditëve të rishfaqjes se simptomave dhe një konsulte të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid-19, fatkeqësisht rezultova pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë me agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri.

Te jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infektuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta me ndodh edhe këtë herë, unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi rikthehet”, ka shkruar ai në Facebook.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV