Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave që kryen vrasjen dje në Prishtinë si dhe plagosën dy të tjerë.
Policia ka arritur të identifikojë dy persona e dyshuar për vrasjen e dyfishtë dhe janë Ahmeti Berisha dhe Naim Berisha.
Gjithashtu, policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe të kujtdo që ka informacion për vendodhjen e personave të dyshuar për ngjarjen që tronditi kryeqytetin kosovar mbrëmjen e djeshme.
Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, të cilët dyshohen për plagosjen që ndodhi në Kolovicë të Prishtinës.
Si pasojë e të shtënave me armë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë mbeti i vrarë Egzon Haziri, 30 vjeç, U plagos një person që ishte së bashku me viktimën gjatë atentatit, si dhe një grua kalimtare. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
/O.S