Basha me bizneset në Pogradec/Kriza ekonomike nga dështimet e qeverisë dhe keqalokimet e financave publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me qytatarë dhe biznesmenë të ndryshëm të qytetit të Pogradecit.

Ky takim është zhvilluar në kuadër ecurisë së bizneseve dhe rënies së ekomomisë gjatë periudhës së pandëmisë.

Kreu i opozitës Basha tha se kjo është krizë ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keq-alokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Ai theksoi nevojën urgjente që ka biznesi për mbështetjen e duhur dhe kjo, sipas tij, do vijë me planin e Partisë Demokratike për ekonominë.

“Kjo është kriza ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keqalokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe këtë kemi parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin mbi 140 milion, me taksen 0.5% të xhiros për të gjithë biznesin e vogël nën 140 milion lekë. Asnjë tatim, asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Këtë kemi parasysh me karantinën e inspektoriateve vitin e parë të qeverisjes time të ardhshme. Një vit karantinë do të thotë: Nukk do të shikojnë inspektorë me sy deri sa ne të kemi ligjin dhe zbatimin e ligjit në nivele europiane. Në asnjë vend të Europës nuk vjen inspektori sa hap qepenin e derisa mbyll qepenin, tatimorja, ambjentalisti, higjenisti t’i bëjë terror biznesit”, -tha Basha. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nuk ka një studim të vetëm që konfirmon përfundimisht se inteligjenca trashëgohet kryesisht nga nëna. Megjithatë, disa kërkime kanë...

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

Ndërsa tre ditë na ndajnë nga procesi zgjedhor për parlamentaret 2025, strukturat speciale BKH në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë ndërmarrë zhvillim e...

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në...

Has/ Motra rreh brutalisht fqinjët, i biri i tyre kthehet nga Anglia e i vret vëllanë!

Një krim i rëndë është shënuar në një fshat të Hasit pasditen e djeshme. Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit...

Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe...

Lajme të tjera

Web TV