FOTO/ Rrebeshet e shiut përmbytin Beratin, probleme në lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve

Berati është përfshirë nga rrebeshet e shiut pasditen e kësaj të diele, duke bërë që të përmbyten rrugët kryesore dhe në disa lagje të qytetit.

Kjo ka sjellë probleme në lëvizjet e automjeteve dhe të njerëzve. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Axgensi-Ura e Varur”, “Kthesa e Gjykatës”, “Stadiumi i Vjetër”, “Çelepias”, etj.

Mësohet se punonjësit e bashkisë janë vënë në lëvizje, të cilët po zhbllokojnë pusetat e bllokuara nga prurjet masive të ujit.

/En.Br./Fjala.al