test

Goditi dhe fyeu arbitrin, arrestohet futbollisti nga Shkodra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lojtar i skuadrës së Ada-s ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë ndeshjes së djeshmet ekipit të tij me Gramshin ka qëlluar arbitrin.

Futbollisti me inicialet V.P 29 vjeç, nuk ka qenë dakord me vendimin e arbitrit për penallti dhe për këtë arsye e ka goditur atë.

Ndërkohë nga policia bëhet me dije se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Goditi për shkak të detyrës arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.ka.ta/Fjala.al./

Të fundit

Kina i bën dhuratën simbolike Australisë, dy panda në shenje paqeje

Pas tensioneve të viteve të fundit, mes Kinës dhe Australisë, duket normalizimi i marrëdhënieve diplomatike është afër. Kryeministri kinez...

Humbi gjyqin kundër shpalljes ‘non grata’ në Britani, reagon menjëherë Berisha

Sali Berisha reagon pas vendimit të Apelit në Britani, që la në fuqi shpalljen “Non Grata”. “Ne gusht të vitit 2022, une fillova procedurën e...

Fredi Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë, pak ditë para vendimit të Apelit

Pak ditë para se Apeli i Posaçëm të shprehet për ankimin e dënimit me 2 vite burg mbrojtja e Fredi Belerit i është drejtuar...

Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Ish kryeministri humb gjyqin në Londër

Sali Berisha do të vijojë të jetë 'non grata', çka do të thotë se do të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe. Ish-kryeministri...

A do përballet bota me një virus po aq të rrezikshëm sa Covid-19? Çfarë thonë ekspertët!

Dështimi i fundit i komunitetit ndërkombëtar për të përfunduar një marrëveshje globale për pandeminë lë boshllëqe të mëdha në kapacitetin për t’u marrë me...

Lajme të tjera

Web TV