Takimet në Korçë/ Salianji: Padurim i qytetarëve për të takuar Bashën, vërshuan në çdo rrugicë

Si një ish-deputet i zonës, Ervin Salianji ka shoqëruar sot kryedemokratin Lulzim Basha gjatë takimeve me sipërmarrësit e vegjël dhe qytetarët në qytetin e Korçës.

Pas takime, ish-deputeti demokrat ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili shprehet se situatën që ka parë sot në qytetin juglindor nuk e kishte parë kurrë më parë.

Salianji shton më tej se kishte padurim të qytetarëve për të takuar kryopozitarin për t’i shprehur dhe ngritur zërin për shqetësimet e tyre.

Sipas tij, nuk i ngjante halli hallit, por bashkoheshin tek nevoja për ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë.

Postimi i plotë:

Padurim për ndryshim!

Kurrë më parë nuk e kisha parë situatën si sot në Korçë. Padurimi për tu takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe vërshimi i qytetarëve në çdo rrugicë dhe çdo hap që hidhej, për të shprehur dhe ngritur zërin për shqetësimet e tyre, për pamundësinë për të siguruar jetesën e përditshme!

Nuk i ngjante halli hallit, por bashkoheshin të gjithë tek nevoja për ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë. Qeveri që ka kaluar nga braktisja e qytetareve ne zhvatjen e qytetarëve.

Varfëria e tejskajshme nuk ju ul dot kurrizin shqiptarëve, ndryshimi po vjen, qytetarët janë në ballê të ndryshimit!

Rotacioni êshtë formalitet dhe pret vetëm datën e zgjedhjeve, ndryshimi do të vijë nga qeveria e Partisë Demokratike ?? ✌?

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/salianjiervin/posts/3182644528424668?__tn__=-R