Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qendër të Tiranës, midis sheshit “Skënderbej” dhe godinës së ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke iu referuar pamjeve të siguruara nga “Fjala.al”, pasi makinat janë zhvendosur nga vendngjarja.
Në videon e mëposhtme shihet një parakolp dhe një prapakolp në mes të rrugës duke bërë që të dyshosh se një mjet ka goditur nga prapa një tjetër.
Ende nuk dihen rrethanat e vërteta të këtij aksidenti.
/En.Br./Fjala.al
https://youtu.be/ri2Q-bSKD1U