Volejboll/ Gazmend Hysaj, në finalen për titullin “kampion” në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi është shpallur sezonin e shkuar kampion me skuadrën e Turit në Francë, Gazmend Husaj ka arritur të shtunën të sigurojë një tjetër mundësi për një tjetër titull “kampion” edhe këtë sezon. Greqia është një nga të paktat vende që e ka rifilluar sezonin e volejbollit të meshkujve dhe për momentin po përmbyllen gjysmëfinalet e “play-off”-it për titull.

Dhe Husaj dhe skuadra e tij, Olimpiakosi e ka fituar të shtunën edhe ndeshjen e 3-të të gjysmëfinaleve të “play-off“-it, duke fituar në 3 sete në shtëpi dhe duke triumfuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në duelin me Feniksin e Sirosit. Kapiteni kuqezi realizoi 12 pikë në këtë ndeshje që i siguroi skuadrës së tij vendin në finalen e madhe për titullin e “kampiones” së Greqisë në volejboll për meshkuj.

Në fakt, përtej asaj humbjeje 2-3 në ndeshjen e parë në shtëpi, që rezultoi aksidentale, ekipi i kapitenit kuqezi është rikthyer fuqishëm në dy takimet e tjera, duke i marrë ata në 3 sete. Dhe pasi kishte triumfuar 3-0 në takimin e dytë, të luajtur të enjten në fushë të huaj, Olimpiakosi ka vijuar të mbizotërojë edhe në ndeshjen e 3-të, të luajtur të shtunën në shtëpi, duke siguruar gjithashtu vendin në finalen e titullit.

Përtej përpjekjeve të miqve për të rivalizuar shifrat në setin e parë, teksa rezultati ishte i ngushtë, 7-8, 16-15 dhe 21-19, vendasit e marrin këtë set 25-21, ndërsa seti i dytë ka qenë një rrugë me një kalim për Olimpiakosin, që kryesoi gjatë gjithë kohës, 8-5, 16-8, dhe 21-10 dhe e fitoi atë 25-14. E njëjta tablo ka qenë edhe në setin e 3-të, me vendasit gjithnjë në kryesim, 8-5, 16-12, 21-18 dhe e fitojnë atë 25-22.

Lexo edhe :  Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Kështu, kapiteni i Kombëtares kuqezi ka siguruar vendin në një tjetër finale për trofe, teksa Olimpiakosi do të kërkojë të fitojë titullin e 30-të “kampion” në volejbollin grek të meshkujve. Siç dihet, për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit korona, kampionatet e volejbollit anembanë vendeve të Evropës u ndërprenë, e më pas u braktisën, ashtu sikundër ndodhi edhe me veprimtaritë kontinentale të klubeve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të mituri 10-vjeçar ka ndodhur pasditen e kësaj të marte...

Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në OKB në shtator

"Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer. "Përveç nëse...

Katy Perry, romancë me ish-kryeministrin e Kanadasë?

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja...

Aksident në Bulevard, plagoset një person, policia në vendgjarje

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". I plagosuri është dërguar me...

Trump dhe tarifat e tij vënë në alarm industrinë farmaceutike në Europë

Prodhuesit e mëdhenj të ilaçeve në Bashkimin Evropian kanë reaguar me shqetësim ndaj vendimit të fundit të administratës Trump për të vendosur një tarifë...

Lajme të tjera

Web TV