Agjencia financiare/ U dyfishojnë kredinë padrejtësisht, NOA mban “peng” motër e vëlla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alma dhe Gjergj Përgjika, motër e vëlla prej gati një dekade kanë mbetur “peng” i një kredie. Një kredi prej 12 milionë lekësh, e marrë në prill të vitit 2010 me bankën NOA, është kthyer për ta në një ëndërr të keqe, e cila, siç duket, nuk ka për të përfunduar kurrë.

Motër e vëlla pretendojnë se e kanë shlyer të gjithë kredinë brenda tre vjetësh. Në kontratë banka i ka kërkuar të paguanin 24000 lekë në muaj, por duke qenë se ata kanë qenë në gjendje të mirë ekonomike, kanë kërkuar ta paguajnë kredinë për tre vite, me një këst mujor prej 36000 lekësh.

Alma dhe Gjergji pretendojnë se e kanë përfunduar kredinë që në vitin 2013, sipas kontratës që kanë pasur me fondacionin. Në vitin 2015, dy vite pasi familja Përgjika kishte shlyer kredinë, banka ka pretenduar se Alma dhe Gjergji nuk kanë paguar disa këste nga kjo kredi që kishin marrë, për këtë banka u ka dërguar në shtëpi përmbarimin, për t’u bllokuar banesën.

Sipas bankës, Alma dhe Gjergji duhet të paguanin 2200000 lekë. Të gjendur në këto kushte, në vitin 2015, ata hapën një proces gjyqësor, ku është dhënë edhe një vendim i formës së prerë. Në padinë e tyre motër e vëlla pretendojnë se i kanë shlyer detyrimet me bankën. Në urdhrin e ekzekutimit nuk është përcaktuar vlera reale e detyrimit.

“Ne kemi marrë një kredi prej 1200000 lekësh, për 5 vite, me këste mujore 24000 lekësh dhe në total detyrimi shkonte në 1440000 lekë. Ndërkohë ne kemi paguar 1210000 lekë dhe pas daljes së urdhrit të ekzekutimit, kemi paguar edhe tri këste të tjera, duke paguar në total shumën 1300000 lekë.

Gjykata ka bërë një vleresim jo të drejtë të fakteve, duke konkludunr që për titullin ekzekutiv nuk lejohet të parashtrohen pretendime që lidhen me pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, duke mohuar të drejtën e paditësve për të mbrojtur interesat e tyre nga ekzekutimi. Detyrimi ynë shtrihej për një afat prej 60 muajsh, por ne e shlyem për 35 muaj, duke paguar të gjitha interesat dhe principalin dhe, në këtë mënyrë, nuk kemi asnjë detyrim për të shlyer”, thuhet në kërkesëpadinë që kanë dërguar në gjykatë motër e vëlla.

Lexo edhe :  Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Gjykata e Apelit Korçë, pavarësisht se motër e vëlla vërtetojnë me anë të faturave që ata gjatë tri viteve i kanë paguar nga 36000 lekë në muaj, ka pranuar pjesërisht kërkesën e Almës dhe Gjergjit. Gjykata vendosi që motër e vëlla duhet të paguajnë , një shumë prej 1177562 lekësh. Alma, e cila prej gati 10 vitesh ka mbetur “peng” i kësaj kredie, për gazetën “Fjala”, ka thënë se i ka humbur besimi te drejtësia, prandaj edhe vendosi që rasti i saj të bëhet publik në media.

“Kam vendosur të denoncoj mashtrimet e fondacionit NOA, pasi prej 5 vitesh jam rropatur në dyert e gjykatave dhe ende nuk kam gjetur drejtësi. Kredinë unë e kam përfunduar që në vitin 2013, të gjitha dokumentet e dorëzuara në gjykatë e vërtetojnë këtë. Faturat e pagesave i kam depozituar në gjykatë, por nuk më janë marrë për bazë. Në rastin tim gjykatat i kanë mbyllur sytë”, është shprehur Alma Përgjika për gazetën “Fjala”.

Gjithashtu, zonja Alma, gjyqtarët që kanë qenë pjesë e trupit gjykues në procesin ndaj saj i ka cilësuar si të korruptuar. Ajo thekson se asnjë prej tyre nuk e ka kaluar vetting-un. “Gjyqtarët që kanë dhënë vendimin ndaj meje janë të korruptuar. Asnjë prej tyre nuk e ka kaluar procesin e vetting-ut, ata janë hajdutë”, është shprehur ajo.

Motër e vëlla këtij vendimi i kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke e vazhduar luftën e tyre me bankën, luftë e cila, sipas tyre, nuk do të përfundojë kurrë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të...

Ambasada Amerikane njofton ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se, duke filluar nga data 2 shtator 2025, vetëm vizat turistike dhe të...

Edukoi dhe mësoi breza të tërë, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur

Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit...

Gjest i madh nga Chelsea, një pjesë e fitimeve nga Botërori për familjarët e Diogo Jotas

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo...

Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

Maturantët kanë mbyllur aplikimet për shkollat e larta dhe janë në pritje të rezultateve nga Universitetet. Por ka ende kohë deri në shpalljen e...

Lajme të tjera

Web TV