Akademiku Apollon Baçe: Kosova dhe Epiri janë marrë nga Serbia dhe Greqia mbi manipulime arkeologjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Apollon Baçe ka deklaruar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se Kosova dhe Epiri janë marrë nga Greqia mbi manipulime arkeologjike. Baçe shpejgoi se në librin e tij Arkitektura në Iliri ka dhënë fakte dhe detaje se ku bazohen këto manipulime.

Te ne, ato që kanë humbur Kosova dhe Epiri janë bazuar në pseudo fakte arkeologjike. Në Kosovë ata thonë “djepi i Serbisë”  edhe nxjerrin ato manastiret e Deçanit . Faktikisht aty është një teknikë dhe arkitekturë që s’ka të bëjë fare me atë. Është Helena e shoqja e Dushanit e cila i ka sjellë ato. Është romaniko-gotike një arkitekturë, dhe ta kapim nga kjo pikë ajo nuk ka të bëjë kurrkund. Pastaj janë ato fletoret që dëftejnë përbërjen e popullsisë që ka botuar Selami Pulaha. Aty vërtetë që ka dhe serbë por ama shumica janë shqiptarë. Gjyshi im ka qenë guvernatori i vilajetit të Janinës dhe dëften për popullatën e Janinës. Mbaj mend një fletore të vogël ku shënohej popullata e Janinës. Sot Janina është gati, gati greke. Aty ishte 80% shqiptare. Në Dodonë janë gjetur disa mbishkrime ku shënoheshin në pllaka metalike të vogla dhe ti përshembull i drejton Orakullit ndonjë pyetje të caktuar. Në këto pyetjet, ata që i dërgojnë nuk ka asnjë grek, vetëm një ishte nga Athina. Janë 2500 copë , vetëm një është nga Athina. Nga këto, para luftës u botuan 250 cope dhe dilte që kjo ishte e kundërt. Duhet të ishin botuar 2500 copë dhe kanë 100 vjet që po thonë do t’i botojmë por nuk i kanë botuar. Pse? Aty vërtetohet komplet kjo. Në librin tim unë kam marrë me rradhë të gjithë autorët grekë i kam ripërkthyer duke filluar nga Herodoti dhe mund të them që në 25-30% janë përkthime të gabuara. /Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, juristja: Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj jashtë listës së Berishës!

https://www.youtube.com/watch?v=q2ADT4J_IzE

Të fundit

Grupet e para të emigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë

UASHINGTON – Aeroplanët ushtarakë C-17 filluan të transportojë të premten imigrantët e arrestuar nga Shtetet e Bashkuara nën urdhrat...

Primaret e PD-së, Berisha i druhet “grupit Bardhi”

  Kërkesa e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që kryetarët e degëve të dorëhiqen dhe më pas të marrin pjesë në primare sjell reagime...

Berisha… si ‘tia gjejmë anën Trampit?!

  Ish-kryeministri, Sali Berisha, po merr masat e nevojshme për t’i kërkuar administratës së Donald Trump heqjen e “non gratës” të saknsinuar që në 19...

Marrëveshja me Italinë, anija ‘Cassiopea’ do të mbërrijë më 27 janar në Shëngjin

Pas një pauze më shumë se dy mujore, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët është aktivizuar sërish. Sipas burimeve, patrulluesi i Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" është...

Plani rajonal,dyfishim i ekonomisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vite

Planet e Këshillit të Bashkëpunimi Rajonal (KRB) synojnë dyfishimin e ekonomisë se 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Veriut...

Lajme të tjera

Web TV