Në pak minuta në kryeqytet regjistrohen dy aksidente

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Tiranës. Një aksident është regjistruar  në aksin rrugor Qafë-Kashar në drejtim të Rinasit, ku një mjet ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar një pasagjere.

Ndërsa në zonën e Bërrylit rreth orën 19:20 një automjet është djegur për shkak të një defekti teknik, fatmirësisht ka vetëm dëme material.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Re.Gu/Fjala.al