PD, Spahia: Qeveria është dorëzuar para Covid-19, nuk pranoi as sugjerimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Partinë Demokratike qeveria është dorëzuar përballë koronavirusit. Në një reagim, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se qeveria dështoi të marrë masat e duhura dhe nuk pranoi sugjerimet e opozitës.

Opozita vazhdon të ngrejë si shqetësim numrin e ulët të testimeve. Sipas Spahisë, kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar koronavirusin.

Reagimi i Bardh Spahisë

Kjo qeveri është fatkeqësia më e madhe që u ka rënë shqiptarëve në historinë e tyre. Një qeveri që dështoi të marrë masat e duhura për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit nga virusi Covid. As edhe njëherë, nuk pranoi sugjerimet që u erdhën që në krye të herës, si nga profesionistë të opozitës ashtu edhe të OBSH dhe si në asnjë vend tjetër në botë lejoi që spitalet të kthehen në vatra infeksioni me Covid! Nuk e përdori kohën e karantinës për të marrë masa sigurie për popullatën por thjesht bëri tendera sekretë më çmime të fryra.

Testimet i bëri me pikatore përkundër cdo sugjerimi e modeli në botë! Numri i testimeve u rrit me vonëse, dhe është i papërfillshëm në raport me nevojën. 50 mijë teste në ditë bën Italia, e cila aktualisht nuk ka aspak një situatë kaq sfiduese, 100 mijë teste dhe 7 aparatura te reja testimi po blen Kosova për të rrotur kapacitetet! Ne ende nuk e dimë, as me shifra paraprake, se si e kemi nivelin e përhapjes së Covid në shkallë vendi, apo nivelin e imunizimit të popullatës, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga rasti i parë!!! Është papërgjegjshmëri skandaloze!!!

Kjo papërgjegjshmëri solli daljen e situatës jashtë kontrollit! E keqja është se qeveria nuk ka asnjë strategji për të vënë nën kontroll situatën! Në vend të reagimit, është dorëzuar dhe po e lë në rënie të lirë. Në mënyrë të pacipë po fajëson qytetarët të cilët sakrifikuan gati tre muaj karantinë, ndërsa kryeministri nga një anë i kërcënonte me polici, e nga ana tjetër bënte tendera sekretë!

Lexo edhe :  Bashkimi i PD nuk ka të ardhme, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje

Kjo situatë në rënie të lirë ka vetëm një përgjegjës: ai është Edi Rama, që injoroi e përqeshi cdo sugjerim të opozitës, për të identifikuar vatrat e infeksionit përmes testimeve! Nuk ua vuri veshin as ekspertëve, sepse pati vetëm një interes: mundësinë për më shumë tendera në kohë pandemie! Edi Rama, mjaft u fshehe pas punës së organeve të ngarkuara me verifikimin e zbatimit të masave anti Covid!! Thuaju shqiptarëve a ke një plan, a ke një strategji për këtë situatë?

Çfarë masash je duke marrë në nivelin afatshkurtër e më pas afatmesëm, për muajt që vijnë? Është kriminale të fshihesh kur situata po precipiton! Qytetarëve u duhet garantuar siguri nga institucionet që paguhen me taksat e tyre, e jo të anatemohen si fajtorë për të fshehur papërgjegjshmërinë, makutërinë e në fund dorëzimin e plotë të Edi Ramës e të qeverisë që i la në baltë në kohë pandemie!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Flamuri i PD-së “hyn” me dron në shtëpinë e BBV, mesazh për Luizin

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe...

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin binjak. Megjithatë, jo gjithmonë dashuria triumfon,...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

Lajme të tjera

Web TV