Rifillon transporti urban në kryeqytet, ja se kur do të pajisen qytetarët me abone

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka rifilluar qarkullimi i mjeteve të transportit urban për qytetarët e Tiranës.

Pas 4 muajsh qytetarët kanë mundësi të levizin lirshëm nëpërmjet linjave urbane të qytetit të cilat për shkak të pandemisë kishin kishin pezulluar aktivitetin e tyre.

Kjo gjë u arrit pas disa negociatave me Bashkinë e Tiranës për shkak të mos dakordësisë që kishte me dy palëve.

Dy pikat e panegciueshme për të cilat Shoqata e Transportit Publik kishte zhvilluar disa protesta dhe kishin “paralizuar” levizjen e qytetarëve duket se kanë marrë zgjidhje me një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës.

Bëhej fjalë për të përfituar një pagë të dytë lufte për të gjithë punonjësit e Transportit Urban në kryeqytet si dhe për ndryshimin e “Protokollit te sigurisë”.

Protokolli isugurisë lidhet me përgjegjësinë individuale që do të mbaj çdo individ i cili nuk respekton masat e sigurisë, vendosjen e maskave dhe të dorashkave.

Sipas kërkesës së tyre që tashmë është plotësuar përgjëgjësia nuk do të bjerë më mbi punonjësit (fatorinot, shoferët dhe kontrollorët).

Gjithashtu bëhet me dije se për muajin korrik nuk do të ketë abone dhe se pajisja e qytetarëve me abonetë e përmuajshme do të fillojë sërish në muajin gusht.

Protokolli i sigurisë që do të zbatohet
1.Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.
2.Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska.
3.Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.
4.Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.|
5.Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.
6.Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.
7.Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

A është Gonxhe pasuesi i Veliajt për Bashkinë e Tiranës: “Duam ta nxjerrim të pastër”

Blendi Gonxhja shpalosi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” me Andrea Danglli, në A2 CNN, objektivat e tij personale dhe ato të PS,...

Lajme të tjera

Web TV