“Të vendosur për të mos qenë fasadë”, Murrizi tjetër kërkesë për takim me Ramën e Ballën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi ka depozituar së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.

Murrizi tha se 28 të opozitës parlamentar dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.

“Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të kuvendit për z. Rama dhe z.Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve. Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga këshilli politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika” , u shpreh Murrizi.

Më tej ai shtoi se, “Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harroja Taulant Balla, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në parlament 84 deputetë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV