Ulja e tatimfitimit në 9%/ Braçe: Do të përfitojë vetëm një pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se Basha me taksën 9%, të cilën zotohet ta vendosë, kërkon të pasuroje një grusht edhe më të vogël njerëzish.

“Basha 9% nuk ju bën të pasur ju. Çon edhe me shumë para tek të mëdhenjtë apo oligarkët. I vetmi i paturp në botë që, shpall luftë ndaj oligarkëve dhe i thyen në mes duke iu ulur tatimin dhe duke i bërë edhe me të pasur. Patjetër që e keni dëgjuar këtë përbetimin e ri ekonomik të Lulzim Bashës, 9% tatim për të tërë”, u shpreh Braçe, duke iu drejtuar qytetarëve.

“Kaq thotë. Nuk sqaron asgjë veç kësaj, tipike propagandë për t’ja hedhur gjithkujt. Po ju thotë. Me 9% tatim do ju bëj të pasur. Favori fiskal nga tatimi mbi pagat 9% është: 8.64 miliardë lekë në vit. Po si ndahet? 281 000 rroga-punëtorë, edukatorë, mësues, pedagogë, infermiere, mjekë, epidemiologë, sanitarë, farmacistë, policë, ushtarakë, zjarrfikës, nëpunës, administratorë publikë etj, përfitojnë: 3.27 miliardë lekë në vit. 12 800 rroga mbi 150 000 lekë, përfitojnë: 4.4 miliardë lekë në vit. A e kuptoni çfarë pabarazie e frikshme është kjo. A e kuptoni që kjo nuk ju bën të pasur juve, të vegjël e të mesëm. Urdhëroni edhe një llogari tjetër; 36.5 miliardë lekë janë të ardhurat nga tatimfitimi. 22 miliardë lekë janë të ardhurat nga tatimfitimi i bizneseve VIP. Favori fiskal prej uljes se tatimfitimit nga 15% sot në 9% e Bashës është: 15.2 miliardë lekë. 9.1 miliardë lekë prej këtij favori i përfitojnë bizneset VIP ose 60%. Kështu i thyen në mes ky oligarkët. A e kuptoni tani se ky kërkon të pasurojë një grusht edhe më të vogël njerëzish”, shprehet Braçe.

Lexo edhe :  Arsyeja e rikthimit? Berisha: S’kam ambicie për para dhe luks! Eksperienca ime, e çmuar

Po ashtu, Braçe shtoi se “pabarazia në ndarjen e të ardhurave e bën çdo vend të padrejtë dhe padrejtësia rrënon gjithçka. Kjo është arsyeja që ju thotë veç një fjali të shkurtër; 9% tatim”  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri...

G Bani shpërthen kundër Laertit: Hipokrit që vë gjoba!

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nuk kanë pritur të shtunën për t’u përballur me njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur intervistat dhe rrjetet...

PS ankohet në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania private s’po zbaton detyrimet!

Partia Socialiste i ka drejtuar një letër ankesë KQZ-së, ku evidenton një sërë problemesh të hasura gjatë procesit të votimit nga jashtë vendit, duke...

Evropa e siguruar, Shqipëria në ndjekje: Trendet e reja të udhëtimeve të sigurta

Komisioni Evropian i Udhëtimeve, organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, në një sondazh zbuloi se rreth 60% e evropianëve blejnë polica sigurimi kur planifikojnë pushimet e tyre. Një...

Rama batuta me të riun në Belsh: Po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka!

Kryeministri Edi Rama pati një moment komik me njërin prej të rinjve në Belsh gjatë takimin elektoral me ta, ku iu drejtuar duke i...

Lajme të tjera

Web TV