Vetëflijimi/ Flet e mbijetuara: Motra u pushtua nga djalli, dy muaj ndenji pa ngrënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerta Josifi është e vetmja e mbijetuar e ngjarjes së rëndë të raportuar pak ditë më parë, ku ajo dhe nëna u vetëflijuan.

Ajo ka dëshmuar sot për atë që ka ndodhur, duke thënë se motra e saj qëndroi 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën. Thotë se motra ishte pushtuar nga djajtë, ndërsa me nënën luteshin që ajo të ringjallej.

Dëshmia e plotë:

Që kur isha 15 vjeç kam ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në Kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar, por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë.

Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrëne gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët.

Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë. Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim.

Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Pas kësaj, unë vazhdova ritin derisa erdhi policia.

Kujtojmë se mesditën e sotme ka mbërritur në Prokurori dosja hetimore e policisë për ngjarjen e rëndë të Kombinatit, ku nëna me dy vajzat u vetëflijuan pasi besoni në ringjallje, ndërsa mbijetoi vetëm një prej vajzave.

Mësohet se çështja është regjistruar për nenin 99 të kodit penal, “shkaktim i vetëvrasjes”.

Ngjarja e rëndë u zbulua më 2 korrik në Kombinat, ndërsa vajza kishte ndërruar jetë më shumë se 15 muaj më parë pasi kishte hequr dorë nga ushqimi dhe konsumonte vetëm ujë.

Lexo edhe :  Fali dy herë tradhtinë e ish-gruas: Më erdhën mesazhe e zbulova për Shën Valentin

Të njëjtën rrugë ndoqën edhe nëna me të bijën Zhaneta dhe Blerta Josifi. 56-vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa e bija Blerta ndodhet në spital./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dhunohet gjatë ndeshjes Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit

Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku...

Temperaturat do të arrijnë 30 gradë! Ja qytetet më nxehtë në 5 ditët në vijim

Pas motit pranveror që do të mbizotërojë këtë fundjavë, javën tjetër Shqipëria do të përjetojë një mot të nxehtë me temperatura tipike të verës....

Mbijetesa në Superiore sjell “luftë”, java e 34-ët me përplasje direkte

Tre javë përpara fundit, në elitën e futbollit shqiptar luhet për një vend në Evropë, por “lufta” më e fortë bëhet për të mbijetuar....

Studimi/ Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin...

Marrëveshje me produksionin? Olsi reagon pas takimit me Eglin!

Olsi Bylyku ka reaguar pas takimit me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Olsi u ka kthyer përgjigje...

Lajme të tjera

Web TV