Vetëflijimi nënë e bijë/Mbërrin në Prokurori dosja për ngjarjen e Kombinatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbërritur në Prokuroria dosja hetimore e policisë për ngjarjen e rëndë të Kombinatit, ku nëna me dy vajzat u vetëflijuan pasi besoni në ringjallje, ndërsa mbijetoi vetëm një prej vajzave.

Mësohet se çështja është regjistruar për nenin 99 të kodit penal, “shkaktim i vetëvrasjes”.

Ngjarja e rëndë u zbulua më 2 korrik në Kombinat, ndërsa vajza kishte ndërruar jetë më shumë se 15 muaj më parë pasi kishte hequr dorë nga ushqimi dhe konsumonte vetëm ujë.

Të njëjtën rrugë ndoqën edhe nëna me të bijën Zhaneta dhe Blerta Josifi. 56-vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa e bija Blerta ndodhet në spital.

Burime policore i thanë gazetës “Fjala” se në banesën ku ndodhi tragjedia janë gjetur disa revista “Kulla e Rojës”. Ky grupim është pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ka për qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve. Nëse do të kërkojmë në internet për këtë sekt, do të shfaqen disa revista të cilat flasin për Biblën.

Dyshimet janë se praktikantët e këtij grupimi mund të kenë predikuar dhe aplikuar metoda ekstreme, duke çuar në vetëflijimin e Zhaneta dhe Anisa Josifit. Prokuroria është duke hetuar personat që kanë hyrë muajt e fundit në banesën e familjes Josifi në Kombinat, të cilët mendohet se kanë ndjekur ritualin për ringjalljen e Anisa Josifit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime që personat e këtij grupimi kanë qenë në dijeni për vdekjen e 30-vjeçares. Dyshohet se kanë qenë pikërisht praktikantët e këtij grupimi, të cilët pas vdekjes të së resë kanë shtyrë nënën dhe motrën e saj të sakrifikonin, duke mos u ushqyer dhe duke mos dalë nga banesa derisa Anisa të ringjallej.

Lexo edhe :  “200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe telefonat e Zhanetës dhe të Blertës, këqyrja e të cilëve do të hedhë dritë mbi personat që kanë komunikuar me ato kohët e fundit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një...

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e Juventusit, por as ish-kreu i...

Rama kritika bankave: Janë të prapambetura! Mjaft me vonesat në digjitalizim

Në përfundim të një takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, mbajtur në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi,...

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay në New York, ai u...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Lajme të tjera

Web TV