Administrata e Trump njofton Kongresin: Po tërhiqemi nga OBSH

Administrata e Tramp ka njoftuar Kongresin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërhiqen nga dhënia e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit në mes të pandemisë së koronavirusit.

Robert Menendez, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me jashtë Senatit bëri me dije përmes rrjetit social ‘Twitter’ tërheqjen e SHBA-së nga OBSH;

“Kongresi pranoi njoftimin se POTUS zyrtarisht tërhoqi SHBA nga mesi i një pandemie… Kjo nuk do të mbrojë jetën apo interesat amerikane – i lë amerikanët të sëmurë dhe Amerikën vetëm”, ka shkruar Menendez.

Presidenti Trump paralajmëroi largimin e SHBA-ve nga OBSH në muajin maj pasi e akuzoi organizatën se ndihmoi Kinën në mbulimin e origjinës së koronavirusit që ka mbërthyer botën, Covid-19./Re.Gu/Fjala.al