Një sezon i çmendur, një mbyllje e çmendur, por Verder Bremeni mbijeton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë një sezon që drejt fundit të tij u var, në kuptimin figurativ të fjalës, në fije të perit dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe as atë që ishte “koha shtesë” e një kampionatit. E kishte siguruar një shans të fundit vetëm në javën e fundit, në kurriz të Fortunës së Dyseldorfit, dhe Verder Bremeni ka përjetuar sërish drithërima edhe në dy ndeshjet e “play-out”-it me Bundesligën e dytë gjermane.

Dhe, pas një ndeshjeje të çmendur dhe emocionuese, skuadra e Milot Rashicës ia ka dalë të mbijetojë në fund dhe të qëndrojë në Bundesligën e parë edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ngadhënjyer në dy përballjet me Haidenhaimit. Në fakt, ishte një ngadhënjim jo me fitore, por me dy barazime dhe një mbijetesë e siguruar nga golat në fushë të huaj.

Sfida e parë ku Verderi ishte pritës u mbyll në barazim 0-0, teksa të hënën, ekipi Rashicës barazoi 2-2 jashtë dhe ia doli kështu të shpëtojë, për shkak të golave në fushë kundërshtare. Ndeshja nisi mirë për miqtë që kaluan në epërsi që në minutën e 3-të, falë një autogoli. Në minutën e 85-të Klaindajnsti barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Verderi kaloi përsëri në epërsi në minutën e 4-t shtesë, me Augustinson.

Por nuk ishte e thënë të mbyllej këtu, pasi në minutën e 7-të shtesë Klaindajnsti shënoi përsëri duke barazuar shifrat, por kjo nuk mjaftoi për ta ngjitur ekipin i tij në Bundesligë. Rashica luajti deri në minutën e 80-të për Verderin, por, me shumë mundësi, ai e ka luajtur ndeshjen e fundit për këtë skuadër, pasi pritet të transferohet këtë verë, ndonëse destinacioni i tij mbetet i panjohur për momentin./Fjala.al

Të fundit

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Lajme të tjera

Web TV