FSHF/Disiplina, me dorë të hekurt: Përndrecaj, përjashtim përjetë, Bilo, për 24 muaj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon me politikën e saj të “grushtit të hekurt” ndaj rasteve të dhunës dhe viktima më e fundit është një futbollist i nivelit të 3-të të kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Dytë.

Kështu, është dënuar përjetë futbollisti i FK Adës, Valter Përndrecaj, pasi ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjen në takimin kundër Gramshit.

Përndrecaj është përjashtuar përgjithmonë nga çdo veprimtarie futbollistike. Motivacioni i vendimit për këtë futbollist ishte: “Lojtari i KF Ada, Valter Përndrecaj, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 38, 39, 48/1/b dhe 55/1 të Kodit të Disiplinës Sportive, përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik”. Po kështu, për një tjetër shkelje, është ndëshkuar edhe klubi velipojak.

Për shkak të aktivizimit të një lojtari, i cili ishte i pezulluar, në bazë të Nenit 53 të Kodit të Disiplinës Sportive, Adës së Velipojës i zbriten 3 pikë nga klasifikimi. Një tjetër vendim që spikati, ishte ai që “Lojtari i KF Delvina, Mario Bilo, për pështyrje të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/c të KDS dënohet me 24 muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik”.

Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, të mbajtur më datë 07 korrik 2020:

1.KF Luftëtari, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
2.Lojtari i KF Vllaznia, Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3.Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4.FC Lushnja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
5.Lojtari i Vllaznia B, Rigers Sekja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6.KF Ada, për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili ishte i pezulluar, në bazë të Nenit 53 të KDS i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
7.Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 38, 39, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
8.Lojtari i KF Delvina, Mario Bilo, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/c të KDS dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9.Zyrtari i FC Gramozi, Ilir Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10.Zyrtari i KF Shkodra U-19, Rudi Piraniqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11.Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana U-17, Fatjon Muhameti. Faljen e dënimit pasi nga provat filmike të paraqitura në cilësinë e provës së re nuk rezulton fajtor.
12.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Amarildo Karaj. Faljen e dënimit pasi nga provat filmike të paraqitura në cilësinë e provës së re nuk rezulton fajtor.
13.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Iljas Bega. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV