Fushatë kundër bulizmit, Era Çela: Adoleshentët, më të rrezikuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ina Allkanari

Bulizmi mund të parandalohet, ndonëse konsiderohet si një fenomen që po na vret çdo ditë, ku të keqtrajtuarit ende s’e ndiejnë veten të gatshëm për folur, sepse kanë frikë nga paragjykimet, një grup të rinjsh kanë vendosur të nisin një fushatë sensibilizimi.

Era Çela, gazetare dhe një prej nismëtareve të kësaj fushate, në një intervistë për gazetën “Fjala”, tregon se si lindi ideja për të ngritur zërin kundër bulizmit.

“Unë mendoj se ka ardhur koha që të flasim dhe të mos heshtim, pasi s’ka asgjë të pranosh që je keqtrajtuar, sepse nëse ne do të vazhdojmë të heshtim, nuk do të zgjidhim asgjë, përkundrazi, situata do të rëndohet çdo ditë e më shumë”, tregon Çela.

Ajo, së bashku me disa figura të njohura në vend, po i mëshojnë rrëfimit të situatave personale dhe ndalimit të këtij presioni  që përjetojnë shumë persona. Çela shprehet se bulizmi mund të prekë të gjitha moshat dhe shtresat, por studimet më shumë fokusohen tek adoleshentët dhe të rinjtë, sepse ajo është periudha më delikate e cila mund të sjellë pasoja të rënda tek individi. Sipas saj, vetëvlerësimi në këtë moshë pëson herë pas here luhatje, ndaj ata mund të bien pre e dhunës, përmes ofendimeve, paragjykimeve apo diskriminimeve të formave të ndryshme.

Sipas një studimi që ka kryer UNESCO kohët e fundit në nivel global, një në tre nxënës e ka përjetuar një formë të bulizmit. Çela nënvizon se në Shqipëri (nga i njëjti studim) rezulton se rreth 20% e fëmijëve thonë se janë dhunuar, teksa thekson se shifrat e fëmijëve të dhunuar mund të jenë më të larta, por kjo dhunë nuk raportohet.

Si lindi ideja për ta ngritur zërin kundër bulizmit?

Komuniteti Egos u ideua nga Kejvi Mici dhe përbëhet nga një grup të rinjsh, profesionistë në disa fusha të caktuara, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku mblidhemi dhe diskutojmë për shumë gjëra me rëndësi dhe për planet afatgjata. Komuniteti Egos çdo kohë vjen me projekte që janë të mirëstudiuara dhe janë një vlerë e shtuar në shoqërinë tonë. Ideja për fushatën kundër bulizmit nga Egos-i lindi si një dëshirë për të bërë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe.

Lindi fillimisht nga një grup miqësor, ku kushdo jepte kontribut në fushën që mbulonte. Kishim kohë që diskutonim me njëri-tjetrin mbi kauzën që do të ngrinte Egos-i kësaj here. Ndaj, duke parë dhe problematikat në vend, kuptuam që kjo tematikë ishte e kudogjendur. Si fillim e diskutova unë me Kejvin, e më pas na u bashkua dhe Marsi Simo (sociologe) e cila iu bashkua kauzës sonë me deshirën më të madhe. Më pas u mblodhëm së bashku me Brisejda Lalën, Rudina Lushajn, Elena Horanllin, Semilda Lumanin dhe menduam të bëjmë diçka që na udhëhiqte. Ideuam, krijuam diçka në kohë të shkurtër dhe nisëm të punonim çdo ditë, duke i dhënë jetë kauzës sonë.

Cila ishte shtysa juaj në këtë kauzë?

Realiteti që po keqedukonte, shumë faktorë jo të këndshëm na bënë ne të nisnim nga puna me një qëllim dhe vizion të saktë. Mendoj që nëse njeriu e dëshiron më së tepërmi diçka, e arrin dhe motoja që më ka shoqëruar ka qenë dhe është: “Puno fort për qëllimet e tua… asgjë nuk është e pamundur”. Vendosëm ta luftojmë fort bulizmin si një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare, pasi bulizmi tashmë është bërë pjesë e jetës sonë, e gjejmë kudo, duke filluar nga kopshtet, shkollat, në punë, në media, në paralament, pse jo dhe në familjet tona, dhe ne për këtë nuk do të heshtim, deri sa t’i themi stop bulizmit. Një fenomen që po na vret çdo ditë, ku të keqtrajtuarit ende s’e ndiejnë veten të gatshëm për folur dhe për të thënë atë që pësojnë, sepse kanë frikë nga paragjykimet . Unë mendoj se ka ardhur koha që të flasim dhe të mos heshtim, pasi s’ka asgjë të pranosh që je keqtrajtuar, sepse nëse ne do të vazhdojmë të heshtim, nuk do të zgjidhim asgjë, përkundrazi, situata do të rëndohet çdo ditë e më shumë.

Lexo edhe :  Drejtori i ICITAP-it, pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë

Konkretisht si keni menduar t’u vini në ndihmë njerëzve që vuajnë nga bulizmi?

Projekti është i ndarë në etapa: – etapa e parë: një fushatë sensibilizimi në rrjete sociale, duke ditur që kohët e fundit çdo gjë është e përqendruar aty; – etapa e dytë: workshop-e, konferenca, webseminar, takime në terren, kampe, shkolla, qendra etj.; – etapa e tretë: kur të fillojë viti i ri shkollor, do të krijohen disa konkurse në shumë zhanre, por dhe do të jemi aty për shumë platforma që do të hartojmë; – etapa e katërt: dokumentim mbi ecurinë, statistika, anketa të ndryshme deri në finalizimin e një filmi që do të shtrihet në disa vende të botës ku ka komunitete shqiptare dhe jo vetëm; – etapa 5: krijimi i broshurave, një mini-libër informues mbi bulizmin (kopsht, prindër, individ, shoqëri, komunitet).

Çdo etapë ka detajet përkatëse, kohën, por dhe shume mini-etapa brenda vetes, por dhe etapa të tjera do të zbulohen me kohën. Për të realizuar një projekt të tillë duhet mund, kohë, njerëz, ide, pikësynime, ama ne i kemi të qarta lëvizjet dhe se ku duam të arrijmë. Ajo që është e veçantë e këtij projekti është se nga 3 veta që ishim në fillim, sot jemi shumë dhe çdo ditë e më shumë na bashkohen.

Cila është kategoria që e pëson më e shumë dhe a keni ndonjë shifër apo studim për bulizmin?

Unë e përmenda që bulizmi mund prekë të gjitha moshat dhe shtresat, por studimet më shumë fokusohen tek adoleshentët dhe të rinjtë, sepse ajo është periudha më delikate. Në këtë moshë, edhe për shkak të ndryshimeve të shpeshta fizike, emocionale, fëmijët ende nuk e kanë formuar plotësisht personalitetin e tyre. Po ashtu, vetëvlerësimi në këtë moshë pëson herë pas here luhatje. Në këtë mënyrë ata mund të bien pre e dhunës, përmes ofendimeve, paragjykimeve apo diskriminimeve të formave të ndryshme. Nga ana tjetër, kemi edhe fëmijët që kthehen në dhunues, sepse janë imitues të imazheve dhe personave të cilët i kanë rritur në këtë formë.

Sipas një studimi që ka kryer UNESCO kohët e fundit në nivel global, një në tre nxënës e ka përjetuar një formë të bulizmit periudhën e fundit. Evropa renditet ndër rajonet me përqindjen më të ulët të nxënësve që kanë përjetuar dhunë në shkolla, 25%. Dhuna seksuale në raport citohet si forma e dytë e bulizmit në shumë rajone. Ndërsa në Shqipëri (nga i njëjti studim) rezulton se rreth 20% e fëmijëve thonë se janë dhunuar. Mgjithatë, jemi të sigurt se mund të jenë akoma edhe më shumë fëmijë që e kanë përjetuar dhunën, por nuk e kanë raportuar.

A keni pasur mbështetje në nismën tuaj?

Dua të theksoj se në këtë nismë janë bashkuar shumë personazhe publike dhe jo vetëm, ata janë brenda dhe jashtë Shqipërisë, si Erion Kristo, Enxhi Biba, Fjorentina Halili, Manushaqe Toromani, Blerta Shiqervukaj, Çenkuela Hasa, Anxhela & Xhoi Gjiriti, Rikela Fusha, Alma Çelaj, Aldo Sulollari, Arti Lushi, Anisa Hysesani, Greta Duka, Bela Mero, Bona Miekley, Joshua Miekley, Erjona Rusi, Bajame Plaku, Lili Gjildodaj, Sara Demushi, Elena Tona, Katerina Çifligu, Erjona Rusi, Arvin Kita, Vivian Rama, Juliana, Enkelejda, Artiola Horanlli, Krenar Myrteza, Marjana Kondi, Arjola Caka, Eftjola Fili, Qendra Rinore Tiranë, Joana Lleshi, Bruna Qeva, Blerina Boci, Uarda Albunesa Gjekaj, Matilda Bako, Euxhenia Hodo, Nisret Bujari, Muzafer Sulejmani, Edi Gogu, Enida Bozheku, Lulzim Behxheti,  Blerta Tafani, Alma, Osmeni Olaveson, Alket Dino, Kristina Bogdani, Ejona Mema, Laureta Roshi, Sara Lluca, Sardi Çizi, Katerina Sula etj.

Duke mos lënë pa përmendur komunitetet shqiptare në Gjermani, Francë, Belgjikë, Amerikë, Finlandë, Suedi, Austri, Angli, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Luksemburg, Poloni, Spanjë, Portugali, Brazil, Kanada, Itali, Mali i zi, Maqedoni, Hungari etj. Pra, Egos-i nuk ndalet, tani kudo ku flitet shqip, ne do jemi aty për të luftuar për këtë kauzë kundër kësaj të keqeje që po na vret çdo ditë e më shumë.

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

PD paraqet 15 pikat e programit ekonomik/ Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve

Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit...

Sa mund t’i kushtojë Elon Musk blerja e TikTok?

Elon Musk, personi më i pasur në botë, mund të bëjë një ofertë të ngjashme me atë që pagoi për Twitter (44 miliardë dollarë),...

Mbretëria e Bashkuar nis hetim ndaj Google

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi...

U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit në Qafë Mollë

Sipas deklaratës së policisë, autori Isuf Hasa e goditi me çekiç në kokë dhe më pas i vodhi paratë. 81-vjeçari u gjet pa shenja jete...

Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët!

AMP ka pezulluar 3 punonjës policie për shkak se nuk parandaluar arratisjen e N.L. dhe E.P. nga dhomat e sigurisë së policisë së Elbasanit. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV