Kuçovë/Nënshkruanin kontrata huaje në emër të një shoqërie, arrestohen 2 të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion policor i koduar “Kredia” ka vënë në pranga dy persona, të përfshirë në në fushën e mashtrimit me të holla, duke e çuar në 8 numrin e të prangosurve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kredia”, i finalizuar në janar 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare, në vijim të hetimeve të kryera është bërë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Beratit, për ndalimin e shtetasve E. I., 26 vjeç dhe F. D., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Nga hetimet disamujore të kryera janë siguruar prova bindëse për veprimtarinë kriminale të këtyre dy të ndaluarve, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe bashkëpunëtorët e tjerë që janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit përvetësonin shuma të hollash me anë të mashtrimit, duke nënshkruar edhe kontrata huaje në emër të një shoqërisë me objekt veprimtarie dhënie kredie, me qëllim përvetësimin e shumave të lekëve, gjë për të cilën kjo shoqëri nuk kishte dijeni.

Në ngarkim të tyre për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprat penale “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Lajme të tjera

Web TV