Merkel tregon prioritetet: Hapje e kapitullit të parë për negociatat me Shqipërinë brenda këtij viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paraqitur ditën e sotme para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian prioritetet e saj gjatë 6 muajve të qeverisjes së saj si president e BE.

Ndërsa për sa i përket objektivave për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Merkel përmendi vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të cilat tha se për dy vendet do të happen negociatat brenda këtij viti.

Sipas IBNA, parashikohet që kapitujt e parë të negociatave për dy vendet të hapen më nëntor ose dhjetor, kur do fillojë dhe raundi i parë i negociatave, vetëm nëse dy vendet kanë zbatuar reformat respektive.

Maqedonia e Veriut formalisht i ka të hapura negociatat pa kushte, ndërsa Shqipëria ka 15 kushte në total, dhe që të ulet në Konferencën e parë ndërqeveritare me BE duhet të plotësojë disa prej tyre.

Merkel ishte një nga iniciatoret që në tetor të vitit të kaluar që të hapeshin negociatat me Shqipërinë, dhe Bundestagu miratoi rezolutën me 9 kushte, kurse në mars Këshilli Evropian i çoi në 15./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Lajme të tjera

Web TV