Mund të jetë infektuar nga virusi, Reali izolon Jovic në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i skuadrës së Real Madrid, Luka Jovic është izoluar në shtëpi pasi ka takuar një mik, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Ndonëse në testin e bërë lojtari i madrilenëve ka rezultuar negativ, klubi urdhëroi izolimin e tij dhe është duke u kontrolluar vazhdimisht nga stafi mjekësor raporton La Vanguardia.

Sulmuesi, i cili dëmtoi këmbën e djathtë pak para izolimit nga Covid-19, u rishfaq të shtunën e kaluar në San Mames në takimin kundër Athletic dhe vetëm pas dy ditësh pushim nuk është rikthyer në qytetin e Real Madrid për seancat stërvitore që skuadra ka zhvilluar.

Pas protokollit të vendosur për të shmangur ndonjë ngjitje të infeksionit në staf, Real Madrid e izoloi Jovic të hënën, ndërsa shoku i tij mbetet në karantinë në një hotel.

Lojtari nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së Realit ndaj Alaves dhe brenda disa ditësh ai do t’i nënshtrohet një testi të ri për të parë nëse mund të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës.

Jovic nuk ka performuar siç pritej në sezonin e tij të parë në Real Madrid, i cili pagoi 60 milionë euro për të.

Ai ka pasur disa incidente jashtë fushës që kanë shkaktuar probleme te klubi i madrilenëve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës...

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave...

Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të...

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të gjithë avionët ulen në tokë

Disa aeroporte kryesore u detyruan të ndalonin operacionet për shkak të një defekti teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS në Southampton,...

Kanadja planifikon njohjen e shtetit palestinez/ Trump paralajmëron

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pasi Kanadaja njoftoi se planifikon të njohë shtetin palestinez në shtator. Trump deklaroi se veprimi i Kanadasë për të njohur...

Lajme të tjera

Web TV