“Qukës-Qafë Plloçë”/ Rama publikon pamjet nga ndërtimi: Një tjetër rrugë e lënë rrugëve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga punimet në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë.

Kreu i qeverisë e cilëson si një rrugë të lënë rrugëve dhe projektin të lënë rrugëve në letra bakalli.

“? Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës?

Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë?” shkruan Rama.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157950807251523?__tn__=-R