Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kryeopozitari e ka konsideruar një goditje fatale për ekonominë dhe sipas tij, ky borxh nuk po përdoret për të ndihmuar qytetarët, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij.
Basha shton më tej se shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit dhe PD po punon për këtë gjë.
“RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.
Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.” shkruan Basha.
/En.Br./Fjala.al
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/3307129269338231/?type=3&theater