Zgjedhjet në UT më 30 korrik/ Koni del kundër: S’mund të zhvillohen, KIZ s’është miratuar sipas kërkesave të rregullores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka dalë kundër Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 korrik për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT-së.

Arsyeja sipas tij janë kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ.

Sipas tij Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), nuk është miratuar sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT.

Rektori thekson dhe se pesë ish- personeli akademik i UT, të cilëve u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT dhe sipas tij këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në rradhët e personelit akademik të UT.

Deklarata e plotë:

Në vijim të komunikimeve dhe deklaratave në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës, sikurse ju kam bërë me dije, mbështetur në Urdhrin nr.175 datë 30.06.2020 të Ministrit të Arsimi, Sportit dhe Rinisë, në përmbushje të detyrimeve si autoriteti më i lartë drejtues i UT, në zbatim të nenit 5, pika 3 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, nxorra Urdhrin nr.6 datë 30.06.2020 “Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatin Akademik të UT”.

Gjithashtu, shpalla edhe periudhën e aplikimeve apo të vetkandidimeve për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të UT dhe të Komisionit të Apelimit të UT, për formatimin dhe miratimin e tyre, si detyrë dhe përgjegjësi e Senatit Akademik të UT, të përcaktuar në nenin 6 dhe 37 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT. Për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Lexo edhe :  Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët kanë humbur kontaktet

Në këto kushte, aktualisht, në Universitetin e Tiranës, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT.

Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5( pesë) ish-personeli akademik i UT.

Nga ana tjetër, 5(pesë) ish- personeli akademik i UT, të cilëve, sikurse jeni njoftuar dhe sqaruar edhe me komunikimet dhe deklaratat e mia të mëparshme, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT. Këta ish-personel i UT, mbështeten hapur nga të gjithë drejtuesit aktualë të njësive kryesore (dekanët e fakulteteve) të UT, në veçanti nga z.Dh.Kule dhe z.A.Hoxha.

Të gjithë këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në rradhët e personelit akademik të UT. Pikërisht ky kaos dhe ky konfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor në UT.

Me shkresën nr.1991 datë 08.09.2020 (kliko këtu https://unitir.edu.al/…/uploads/2020/07/Shkrese-MASR-08.07.…), në zbatim të nenit 7, pika 2/e, j, të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, si institucioni që duhet të verifikojë ligjshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve, i kam kërkuar me forcë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të vlerësojë informacionin dhe dokumentacionin që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

Gjithashtu, me shkresën nr. 1986 datë 8 korrik 2020, i kam kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyëqësor, Tiranë, për të hetuar pikërisht këtë situatë paligjëshmërie, me qëllim për të kthyer në ligjshmëri procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

 

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV